• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën pesë persona humbën jetën nga shembja e një miniere ari në Kenia

Të paktën pesë persona humbën jetën nga shembja e një miniere ari në Kenia

 Nairobi, 17 korrik 2024 (MIA) -  Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar nga shembja e një miniere ilegale ari në veri të Kenisë.

 Autoritetet e mbyllën minierën e arit Hilo pranë kufirit me Etiopinë në mars, pasi disa njerëz u vranë në përleshjet midis komuniteteve lokale për shkak të qasjes në zonë, por minatorët vazhduan të gërmojnë në vend.

 Rreth 1.000 njerëz i mposhtën forcat e sigurisë dhe sulmuan zonën të hënën mbrëma, tha zëvendëskomisioneri i Qarkut të Marsabit, Dejvid Saruni.

 "Po e gërmonin atë vend të braktisur që u shemb. Janë gjetur pesë trupa", tha Sharuni.

 Pesë minatorë humbën jetën në rrethana të ngjashme në maj.

 Foto: EPA

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR