• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Valë ekstreme e të nxehtit në Ballkan

Valë ekstreme e të nxehtit në Ballkan

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Vazhdon vala e të nxehtit në Ballkan që po zgjatë mbi 10 ditë.

I tërë Ballkani dhe pjesë të Evropës Lindore janë nën valë të të nxehtit prej fillimit të korrikut, ndërsa parashihet që i nxehti të zgjasë edhe dy javë, shkruan shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe (SWE).

"Kjo është valë historike e të nxehtit me temperatura ditore të colat e tejkalojnë pragun prej 40 gradë Celsius. Më intensive është në Gadishullin ballkanik dhe në Evropësn Lindore. Detërat në rajonin mesdhetar gjithashtu mbeten të nxehtë dhe në disa vende arrijnë 30 gradë Celsius, kumtoi SWE.

Sipas parashikimeve të modeleve globale kohore, temperaturat në Evropën jugore dhe lindpre gjatë korirkut do të mbeten larg mbi mesataren. Për Gadishullin ballkanik parashihen vlera rekorde për këtë javë, shkruan SWE. Temperaturat arritën mbi 30 gradë në shumë rajone, ndërsa në ditët e fundit mbi 40 gradë janë regjistruar në Rumani, Serbi, Shqipëri, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Greqi.

Korriku është i njihur si muaji më i nxehtë i verës, por temperaturat këto ditë dhe shtatë deri 10 ditët në vijim do të jenë dukshëm më të larta se mesataret. Mesatarja ditore në shumë rajone do të jetë për 10 gradë më e lartë se mesataret, paralajmëron SWE. Shërbimi shton se për gjendjen e këtillë përgjegjëse është kupola ngrohëse.

Kupola ngrohëse është fenomen meteorologjik në të cilin një masë e madhe e ajrit të nxehtë është robëruar mbi një rajon të caktuar, duke shkaktuar temperatura ekstreme. Normalisht, ajri i nxehtë, i cili është më i rrallë se ajri i ftohtë, ka tendencë të shkojë lartë. Megjithatë, një sistem i fuqishëm me presion të lartë mund ta parandalojë këtë ngritje dhe përhapje dhe ta detyrojë ajrin e nxehtë të mbetet i robëruar në afërsi të sipërfaqes në një rajon të caktuar. Në këtë mënyrë, sistemet me presion të lartë veprojnë si kapak apo kupolë mbi një rajon të caktuar.

Energjia diellore e ngrohë tokën, ndërkaq ajo tokë e nxehur më pas e ngrohë ajrin mbi të. Pa mundësi të ngritjes dhe shpërndarjes, ajri i ngrohur mbetet afër tokës, ku vazhdon të ngrohet. Kondensohet nën kupolë, dhe siç nxehtësia e tij është e robëruar në vëllim më të vogël, temperatura e tij plotësisht rritet.

Presioni i lartë e parandalon edhe formimin e reve dhe reshjeve, që do të thotë se hapësira nën kupolën ngrohëse mbetet e thatë dhe me diell, që ndërkaq plotësisht e rritë temperaturën.

Një nga shembujt ekstrem të kupolës ngrohëse ndodhi në vitin 2021 në Amerikën Veriore, kur pjesët perëndimore të SHBA-së dhe Kanadasë përjetuan temperatura rekorde mbi 40 gradë Celsius, duke shkaktuar probleme të shumta shëndetësore tek njerëzit dhe zjarret pyjore. ab/

Foto: SWЕ

QËNDRONI TË LIDHUR