• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shefja e diplomacisë kosovare njoftoi se Tajlanda i hoqi vizat për Kosovën

Shefja e diplomacisë kosovare njoftoi se Tajlanda i hoqi vizat për Kosovën

Prishtinë, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme, Punës dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla sonte njoftoi se Tajlanda i hoqi vizat për qytetarët e Kosovës, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në njoftimin në faqen e saj në rrjetin social Fejsbuk, Gërvalla shkroi se "ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës" së Republikës së Kosovës. 

"Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës", shkroi Donika Gërvalla.

Sipas Gërvallës, kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës. fc/
 
 
 
 
 

 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR