• e mërkurë, 17 korrik 2024

Hovenier: "Dritarja për investime e diasporës" është mundësi e mirë për Kosovën

Hovenier:

Prishtinë, 16 korrik 2024 (MIA) - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier, ka uruar Kosovën për hapjen e "Dritarës së Investimeve të Diasporës", duke vlerësuar se "hapja e kësaj platforme krijon vende pune përmes aftësive të reja dhe ngritjes së profilit të shtetit”.

Duke shprehur kënaqësinë që qeveria e tij ndihmoi në hapjen e platformës, Hovenier tha se kur sipërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, ata sjellin më të mirën me vete.

“Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri, sepse kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora prezantojnë. Kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu...Me çeljen e kësaj platforme, shpresojmë të mbështesim më shumë rrëfime suksesi si kjo, krijohen vende të reja të punës”, ka thënë ai.

“Ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora mund ta paraqesin. E dimë që kur të vijnë mërgata për të investuar tregojnë idetë më të mira dhe më bashkëkohore”, ka thënë Hovenieri në ceremoni.

“Më lejoni të ju inkurajoj për të zhvilluar këtë investim, për t’i nxitur, tërhequr dhe treguar shkathtësie e tyre dhe për të investuar në Kosovë. Për të nxitur rritjen ekonomike të Kosovës dhe për të mundësuar një të ardhme të begatshme të Kosovës. Duam të shohim një ekonomi e cila ua mundëson një begati të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo është mundësi dhe sfidë jemi këtu për të mbështetur shtetin e Kosovës për të përqafuar dhe për të kaluar këtë sfidë”, theksoi Hovenier.

Qeveria e Kosovës po promovon sot “Dritaren e Investimeve të Diasporës”, që është një program kreditor nga i cili mund të përfitojë diaspora kosovare e interesuar për të investuar në vend.

Ky fond, siç informoi kryeministri Albin Kurti në ceremoninë me rastin e promovimit të tij, pritet të arrijë vlerën deri në 100 milionë euro, ndërsa garancia për kredi për investime do të jetë deri në 3 milionë euro.

Dritarja e investimeve lehtëson financimin e projekteve dhe mundëson zgjerimin e bizneseve të emigrantëve në Kosovë... Kemi shumë raste kur bashkatdhetarët tanë kthehen për të investuar në Kosovë, për të punuar këtu, sepse Kosova ofron kushte të mira, tha Kurti.

“Në shkurt të vitit 2021 patëm premtuar qeverisje të drejtë dhe demokratike, politika të reja që do të ndryshojnë imazhin. Dritarja për Investime e lehtëson financimin e projekteve dhe ua mundëson bizneseve të mërgatës që të zgjerohen edhe në Kosovë. Do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Kemi shumë raste ku bashkatdhetarët tanë po kthehen për të investuar në Kosovë, për të punuar këtu, sepse Kosova ofron kushte të mirë”, ka deklaruar Kurti. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR