Është lëshuar urdhër për obduksion dhe ekspertim të armës nga incidenti në Vollkovë
- Për incidentin në Vollkovë është lëshuar urdhër për obduksion dhe arma është marrë nga vendi i ngjarjes dhe do t'i bëhet ekspertizë.

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Për incidentin në Vollkovë është lëshuar urdhër për obduksion dhe arma është marrë nga vendi i ngjarjes dhe do t'i bëhet ekspertizë.
Nga Prokuroria Publike Shtetërore informojnë se është kryer inspektim në vendngjarje dhe se do të kryhen ekspertiza balistike dhe ekspertiza të tjera për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Në incidentin në Vollkovë kanë ndërruar jetë dy persona, ndërsa një i mitur është lënduar dhe është transportuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
Incidentin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s