Teherani: Nëse Amerika na sulmon, ne do ta sulmojmë Izraelin
- Këshilltari për mbrojtje i liderit suprem të Iranit, Ali Hamnei dhe ish sekretari i Këshillit për siguri kombëtare, Ali Shamkani, paralajmëroi se Teherani është gati për një luftë të mundshme dhe do ta sulmojë Izraelin në rast të një sulmi nga ana e SHBA-së.
- Post By Fami Bajrami
- 12:34, 3 shkurt, 2026
Teheran, 3 shkurt 2026 (MIA) - Këshilltari për mbrojtje i liderit suprem të Iranit, Ali Hamnei dhe ish sekretari i Këshillit për siguri kombëtare, Ali Shamkani, paralajmëroi se Teherani është gati për një luftë të mundshme dhe do ta sulmojë Izraelin në rast të një sulmi nga ana e SHBA-së.
"Ne jemi gati për një luftë të mundshme. Nëse SHBA sulmon, ne me siguri do ta sulmojmë Izraelin... Armiqtë po përpiqen ta gëlltisin Iranin, por është e pamundur, sepse është një kafshatë që do t'u mbetet në fyt, sepse ata kurrë nuk do të kenë sukses në këtë", tha Shamkani në një intervistë për kanalin televiziv Al-Majadin të lidhur me Hezbollahun.
Duke komentuar situatën e sigurisë, Shamkani tha se Irani është gati për luftë, por nuk kërkon konflikt, duke paralajmëruar se çdo sulm ndaj Iranit do të çonte në një konflikt më të gjerë rajonal. Ai shtoi se në rast të një sulmi nga SHBA, përgjigja do të përfshinte edhe Izraelin, sepse siç deklaroi ai, "të dy vendet nuk mund të monitorohen veçmas".
Porositi se Irani nuk do të hiqte dorë nga mbështetja e tij për lëvizjet e rezistencës në rajon dhe se beson se presioni mbi Teheranin është pasojë e rolit të tij në atë kontekst. Ai theksoi se negociatat me SHBA janë të mundshme vetëm nëse heqin dorë nga kërcënimet dhe presioni dhe se "nuk vjen në shprehje zgjerimi i negociatave për çështje të tjera përveç programit bërthamor".
Shamkani theksoi se nuk ka mundësi për transferimin e rezervave bërthamore të Iranit jashtë vendit, duke shtuar se nuk kishte "asnjë arsye" për këtë dhe se programi bërthamor i Iranit ishte ekskluzivisht paqësor.
Foto: arkivi i MIA-s