Të paktën 35 të vdekur, afro 400 të lënduar në stuhitë e borës në Japoni
- – Të paktën 35 persona humbën jetën, ndërsa afro 400 janë lënduar në stuhi të shkaktuara nga reshje të dendura të borës të cilat e goditën Japoninë veriore gjatë dy javëve të fundit, njoftoi sot qeveria japoneze.
- Post By Fitore Curri
- 09:31, 4 shkurt, 2026
Tokio, 4 shkurt 2026 (MIA) – Të paktën 35 persona humbën jetën, ndërsa afro 400 janë lënduar në stuhi të shkaktuara nga reshje të dendura të borës të cilat e goditën Japoninë veriore gjatë dy javëve të fundit, njoftoi sot qeveria japoneze.
Pesëmbëdhjetë prefektura janë goditur, ndërsa bora arriti deri dy metra në zonat e goditura më rëndë.
Numër më i madh i rasteve të vdekjes është regjistruar në prefekturën Niigata -12, duke përfshirë një burrë në moshën rreth 50-vjeçare i gjetur në çatinë e shtëpisë dhe një burrë më i moshuar i cili kishte rënë derisa e pastronte borën në qytetin Nagaoka.
Shtatë raste të vdekjes janë regjistruar në prefekturën Akita dhe pesë në Jamagata. Numri i të lënduarve në gjithë vendin është 393, duke përfshirë 126 të lënduar rëndë, prej të cilëve 42 në Niigata. Janë dëmtuar 14 shtëpi.
Sekretari kryesor i kabinetit, Minoru Kihara, paralajmëroi se shkrirja e borës mund të shkaktojë rrëshqitjen e dheut dhe ju bëri thirrje qytetarëve të përdorin helmeta dhe litarë gjatë pastrimit të borës.
Autoritetet formuan disa grupe të punës që të reagojnë në zonat e goditura, ndërsa parashikimet parashohin më shumë reshje të borës gjatë fundjavës së ardhshme. fc/
Foto: Arkivi