• e enjte, 05 shkurt 2026

Princi Endru është zhvendosur nga rezidenca mbretërore, po hetohen akuza të reja

Princi Endru është zhvendosur nga rezidenca mbretërore, po hetohen akuza të reja

Londër, 4 shkurt 2026 (MIA) - Ish-princi britanik Endru Mauntbaten-Vindzor është zvhvendosur nga rezidenca mbretërore "Rojal Loxh" (Royal Lodge), konfirmuan burime nga pallati, në një kohë kur policia po vlerëson pretendimet se i dënuari për krime seksuale Xhefri Epstin në 2010 dërgoi një vajzë njëzetvjeçare te ish-duka.

 Sipas pretendimeve, Endru aktualisht jeton në një shtëpi në pronën Sandringem në Norfolk, e cila konsiderohet si strehim i përkohshëm, ndërsa priten hapa të mëtejshëm dhe aranzhime përfundimtare gjatë muajve të ardhshëm, transmeton Skaj Njuz. 

Pallati Bukingham në tetor të vitit të kaluar kumtoi se mbreti ka filluar procesin e heqjes së urdhrave, titujve dhe nderimeve të Endru, pasi akuzal lidhur me Epstin filluan ta largojnë vëmendjen nga puna e familjes mbretërore. Endru më shumë se 20 vjet jetoi në "Rojal Loxh", një vilë me 30 dhoma në pronën Vindzor, për të cilën paguante qira nominale. 

Zhvendosja e tij ndodh në një kohë kur policia po shqyrton pretendimet se Epstin në vitin 2010 kishte dërguar një grua në “Rojal Loxh”, ku takimi i pretenduar kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në të njëzetat e saj. Zëdhënësi i policisë njoftoi se ata janë të informuar për pretendimet dhe se informacionet po vlerësohen sipas procedurave të përcaktuara, duke theksuar se akuzat deri tani nuk janë raportuar zyrtarisht në këtë shërbim policor.

Endru nuk ka komentuar pretendimet e fundit, por më herët ka mohuar çdo lidhje me Epstin. Vitin e kaluar, Endru dhe ish-bashkëshortja e tij, Sara Ferguson, ranë dakord të largohen nga prona në këmbim të dy rezidencave të veçanta.

Endru më parë u përball edhe me akuza për ngacmim seksual nga Virxhinia Xhufre, e cila e akuzoi atë se e ka sulmuar seksualisht në tre raste ndërsa ishte nën moshën 18 vjeç. Këto akuza përfunduan me një marrëveshje jashtë gjykatës në vitin 2022. Endru i mohoi këto akuza. Xhufre vdiq në prill të vitit të kaluar. ls/

Foto: EPA
 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR