Këshilli i Sigurimit i KB-së i dënoi sulmet më të reja në Pakistan, ku humbën jetën dhjetëra njerëz
- Këshilli i Sigurimit i KB-së i dënoi sulmet më të reja të kryengritësve në Pakistanin jugperëndimor, ku humbën jetën dhjetëra njerëz, shumica civilë.
- Post By Besnik Shuki
- 10:40, 4 shkurt, 2026
Nju-Jork, 4 shkurt 2026 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së i dënoi sulmet më të reja të kryengritësve në Pakistanin jugperëndimor, ku humbën jetën dhjetëra njerëz, shumica civilë.
Forcat e sigurisë të hënën i vazhduan operacionet e tyre në rajonin, ku veprojnë kryengritësit.
Autoritetet pakistaneze kumtuan se numër i madh militamtësh janë vrarë në ditët e fundit në krahinën e trazuar Beluxhistan, pasi aty filluan dhjetëra sulme të koordinuara të shtunën, të orientuara ndaj civilëve, policisë dhe forcave të sigurisë.
Autoritetet kumtuan se jetën e kanë humbur 36 civilë dhe 17 pjesëtarë të forcave të sigurisë. bsh/
Foto: Arkiv