• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarri në një sipërfaqe me mbeturina të deponuara afër Volkovisë shkaktar për tymin intensiv mbrëmë dhe sot në Tetovë

Zjarri në një sipërfaqe me mbeturina të deponuara afër Volkovisë shkaktar për tymin intensiv mbrëmë dhe sot në Tetovë

Tetovë, 22 gusht 2023 (MIA) - Zjarri në një siprëfaqe ku ka paur mbeturina të deponuara në afërsi të fshatit Volkovia, rreth 20 kilometra larg Tetovës dhe 10 kilometra larg Gostivarit, është shkak për tymin e madh dhe të dendur që mbrëmë dhe sot u paraqit në Tetovë. Zjarrfikësit morën paraqitje një orë pas mesnate, pas çka e filluan intervenimin disaorësh.

"Zjarri është lokalizuar nga ana jonë, por deponia është shumë e madhe. Zjarrfikësit po përpiqen ta shuajnë këtë deponi e cila është e madhe. Dihet kur digjen deponitë, ato edhe përbrenda digjen. Një herë u tregua se është shuar, por përsëri u djeg nga brenda në deponi,  nga plehrat që ndodhen brenda dhe prandaj ka vazhdimisht tym", deklaroi Avni Ameti, komandant i Njësisë territoriale zjarrfikëse Tetovë.

Ai theksoi se po përpiqen sa më parë të likuidohet zjarri për shkak të tymit të madh që u paraqit në Tetovë.

Rajoni në të cilin shpërtheu zjarri është në kuadër të Komunës së Bërvenicës, prej ku informojnë se është kryer kontrolli nët erren duke pasur parasysh se bëhet fjalë për pronë të një ndërmarrjeje e cila trajton mbeturina. Ndërmarrja "Ekoliving" SHPKNJP Çegran - Gostivar është koncesioner me leje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për të bërë deponi për grumbullim të mbeturinave komunale dhe atje deponohen mbeturinat nga Komuna e Bërvenicës. pronari i deponisë me kërsënime ndaj gazetarëve dhe kërkoi të largohen nga vendi i ngjarjes.

"Shtabi i krizës në Komunën e Bërvenicës u alarmua sot në mëngjes se ka zjarr të aktivizuar në sipërfaqe ku është pronari privat, person juridik i cili ka leje për trajtim të mbeturinave, të dhënë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Nga ana e Shtabit të krizës dhe inspektorëve për mjedis jetësor menjëherë ka pasur dalje në terren, është konstatuar gjendja, është përpunuar procesvervali dhe do të veprohet në pajtim me atë që është konstatuar nga ana e inspektorit. Në kuadër të komunës së Bërvenicës, nga ana e koncesionerit, ai është i obliguar t'i mbledhë mbeturinat, megjithatë në atarin e fshatit Stençe ka pronë private, subjekti privat ka të drejtë t'i trajtojë mbeturinat. Në kuadër të kompetencave të Komunës së Bërvenicës, kemi inspektor për mjedis jetësor, kemi inspektor komunal, në mënyrë preventive para fillimit të verës vepruam tek të gjithë subjektet juridike, për trajtim të drejtë të mbeturinave", deklaroi Goran Jovanovski, sekretar në Komunën e Bërvenicës.

Sipas sekretarit të Komunës, ndërmarrja me kryesinë paraprake ka lidhur partneritet publiko-privat me kontratë për 15 vite. ab/

foto: МIА  

QËNDRONI TË LIDHUR