• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Zjarre edhe në Nagoriçan të Vjetër

Zjarre edhe në Nagoriçan të Vjetër

Kumanovë, 9 korrik 2025 (MIA) - Zjarre ka në disa lokacione edhe në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër. Digjen fusha të pakorrura, kashtë, por edhe obhekte, njoftoi sot zëvendëskryetari i Komunës, Boban Cvetkovski.

"Zjarr kemi në lagjen Trenajllovci, fshati Nagoriçani i Ri, në afërsi të "Etnosellos". Stuhia e zjarrtë përhapet shpejtë, kërkojmë mbështetje nga të gjitha komunat fqinje Kumanovë dhe Rankovcë, mirëpo edhe atje ka zjarre. Ka përfshirë shtëpi, shtëpiza uikendi, fusha të pakorrura, kashtë, sipërfaqe e madhe", deklaroi Cvetanovski.

Ekipet janë në terren, por kjo është një komunë rurale, departamenti i zjarrfikësve i së cilës ka vetëm dy automjete.

"Vendasit po ndihmojnë gjithashtu me traktorë, dhe erdhën edhe njerëz nga Kumanova. Sipërfaqe e madhe", shton Cvetanovski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR