• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zjarr në një banesë në Lisiçe të Re, ka shkaktuar dëme materiale

Zjarr në një banesë në Lisiçe të Re, ka shkaktuar dëme materiale

Shkup, 14 janar 2024 (MIA) - Zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në lagjen Lisiçe e Re në Shkup, në shuarjen e të cilit kanë intervenuar tre automjete zjarrfikëse. 

"Është djegur një banesë në katin e parë në bulevardin 'ASNOM' numër 68. Është intervenuar me tre Automjete zjarrfikëse me 12 zjarrfikës. Nuk është lejuar përhapje e zjarrit në banesat fqinje. Është bërë evakuimi me kohë. Nuk ka persona të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale", deklaroi për MIA-n komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomeski.

Ai shtoi se është thirrë ekip i policisë që t'i konfirmojë shkaqet e zjarrit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR