• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri Mariçiq për vizitë në Danimarkë

Zëvendëskryeministri Mariçiq për vizitë në Danimarkë

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot është për vizitë njëditore në Mbretërinë e Danimarkës. Me ftesë të ministrit danez të Punëve të Jashrme dhe ish kryeministër Lars Loke Rasmusen, Mariçiq do të marrë pjesë në konferencën me rastin e 30-vjetorit të kritereve të Kopenhagës. 

Siç informon Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq do të mbajë fjalim në sesionin e dytë "Vendet aktuale kandidate: sfidat, mundësitë dhe mënyrat për të ecur përpara" në panelin me temë: "Roli i kritereve të Kopenhagës në proceset reformuese të Ballkanit Perëndimor”. Bashkëbisedues të tij do të jenë ministrja serbe e Integrimeve Evropiane, Tanja Mishçeviq, zëvendësministrja e Shqipërisë Megi Fino dhe Mihaela Matuela, drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian.

Në margjinat e konferencës zëvendëskryeministri Mariçiq do të takohet me nikoqirin, ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, Lars Loke Rasmusen, ndërsa pastaj shkon për në Berlin, ku bashkë me kryeministrin Kovaçesvki dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të realizojnë takim dypalësh me kancelarin gjerman, Ollaf Shollc. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR