• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhaferi me urim për Ditën ndërkombëtare të romëve

Xhaferi me urim për Ditën ndërkombëtare të romëve

Shkup, 8 prill 2023 (MIA) - Më paraqet nder dhe kënaqësi që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju uroj këtë ditë të rëndësishme për bashkësinë rome, Ditën ndërkombëtare të romëve, 8 Prillin. Me këtë rast, e shfrytëzoj mundësinë tu uroj të gjithë juve qytetarë, pjesëtarë të bashkësisë rome, ta shihni këtë ditë si njohje dhe konfirmim nga ana e shtetit, institucioneve, bashkëqytetarëve tuaj dhe shoqërisë në tërësi se ju jeni pjesë e pashmangshme e gjithë këtij mozaiku, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me rastin e shënimit të 8 Prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve. 

Ai theksoi se romët me kontributin dhe aktivitetin tuaj, edhe ju bëheni faktor i rëndësishëm në realizimin e përcaktimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotfuqishëm në familjen evropiane, duke krijuar shoqërinë e bazuar mbi vlerat identike si ato të Bashkimit Evropian.

"Le të jetë ky vit, vit i ndryshimeve kah më e mira për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, le të jetë vit në të cilin bashkësia rome edhe vetë do e hapë rrugën kah përmirësimi i cilësisë së jetës për vete, për fëmijët e vetë me integrim masovik në thelbin shoqëror. Obligimi ynë si shtet dhe si institucione shtetërore është të jemi pranë Jush në çdo hap përpara. Urime 8 Prilli, Dita ndërkombëtare e romëve!", qëndron në urimin e Xhaferit. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR