• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi: Jemi të gatshëm për vendosjen e rrjedha të reja në politikat e ndërsjella dhe marrëdhënie të mira fqinjësore

Xhaferi: Jemi të gatshëm për vendosjen e rrjedha të reja në politikat e ndërsjella dhe marrëdhënie të mira fqinjësore

Shkup,  14 nëntor 2023 (MIA)  -  Ky është takimi ynë i tretë dhe një mundësi që të dërgojmë së bashku mesazhe për bashkëpunim më të madh të përgjithshëm dhe për gatishmërinë tonë për vendosjen e rrjedhave të reja në politikat e ndërsjella dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, porositi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas takimit me kryetarin e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Rosen Zheljaskov.

Xhaferi në konferencën e mbajtur në Kuvend theksoi se në takim është biseduar për bashkëpunimin parlamentar, marrëdhëniet dypalëshe si dhe për rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 

 "Lidhur me bashkëpunimin parlamentar biseduam me kryetarin Zheljaskov për ndërmarrjen e hapave konkretë për bashkëpunim ndërmjet dy dhomave legjislative në të gjitha nivelet me tema me interes të përbashkët, por kuptohet me fokus në interesin tonë prioritar,  që është bashkëpunimi në lidhje me çështjet evropiane. E theksova rëndësinë e perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe në fakt edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Integrimi në BE është me rëndësi të madhe, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë politike në rajon dhe rrethanat e ndryshuara gjeopolitike.

 

E informova kryetarin Zheljaskov se është në vijim përfundimi i fazës së skiningut të legjislacionit tonë, ndërsa në proces jemi edhe për ndryshimin të Kushtetutës për çfarë na nevojitet  sigurim i shumicës prej dy të tretave", tha Xhaferi.

Shtoi se sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, edhe të dy ranë dakord se duhet të promovohet retorika pozitive që mund të kontribuojë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë që të arrihen rezultate konkrete dhe të dukshme për qytetarët. 

 "Në këtë drejtim e përshendes bashkëpunimin e vendosur kulturor mes dy institucioneve kryesore muzeale në fushën e arkeologjisë në të dyja vendet të cilat përmes ekspoziatve dhe projekteve e promovojnë edhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore,  dhe vlerat e evropiane. Pikërisht një ngjarje të tillë është edhe hapja zyrtare e ekspozitës 'Trakia e Argjendtë" në Muzeun Arkeologjik në Shkup ësht. Mundësitë për bashkëpunim janë të shumta,  ndërsa  ne, si politikanë të zgjedhur dhe përgjegjës, duhet të angazhohemi për marrëdhënie të mira fqinjësore që të pasqyrojnë vlera të vërteta evropiane që do të kontribuojnë që RMV-ja të bëhet sa më shpejt anëtare e BE-së, sepse nga kjo edhe Republika e Bullgarisë do do të ketë përfitim, tha ai.

 Ekspozita u organizua nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me një muze në Akademinë Bullgare dhe u prezantuan 1. 700 eksponante nga 18 muzetë kombëtarë, rajonalë dhe komunalë bullgarë.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR