• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Votohen konkluzionet ndaj raportit për punën e KSHPK-së: Vlerësimi pozitiv i aktiviteteve të Komisionit, është e domosdoshme rritja e ekipimit kadrovik

Votohen konkluzionet ndaj raportit për punën e KSHPK-së: Vlerësimi pozitiv i aktiviteteve të Komisionit, është e domosdoshme rritja e ekipimit kadrovik

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Deputetët sot gjatë Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive me tetë vota "pro" miratuan konkluzionet e Raportit vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për vitin 2023.

Pas debatit që u mbajt dy ditë, Kuvendi konkludoi se KSHPK vepron për rastet e formuara mbi raporte dhe iniciativa vetjake në lidhje me dyshimet për sjellje korruptive, konflikt të interesit, parandalimin e korrupsionit në politikë, mosraportimin e pasurisë, verifikimin e deklaratave për gjendjen pronësore të interesave, me çka në kuadër të kapaciteteve të saj në dispozicion përpiqet të përmbushë detyrimin e saj për të vendosur sistem funksional dhe efektiv për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Kuvendi jep një vlerësim pozitiv për aktivitetet e KSHPK-së dhe thekson përpjekjen dhe përkushtimin e Komisionit në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e integritetit në sektorin publik.

Duke marrë parasysh se KSHPK-ja ka konstatuar situata të caktuara ku nga institucione të caktuara nuk bëhet përditësimi i rregullt i regjistrit të personave të zgjedhur dhe të emëruar, Kuvendi jep mbështetje për përditësimin në kohë dhe të saktë e të dhënave të regjistrit të personave të zgjedhur dhe të emëruar nga organet.

Siç thuhet në konkluzionet e lexuara sot nga Kryetari i Komisionit, Lupço Prenxhov, Kuvendi mbështet dhe do të përpiqet për avancimin, trajnimin dhe ngitjen e vetëdijes për korrupsionin dhe konfliktin e interesit në institucionet publike, duke përfshirë institucionet arsimore dhe administratën publike. 

 

 

"Kuvendi mbështet masat për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik, duke përfshirë digjitalizimin e proceseve", bëri të ditur Prenxhovi.

Siç shtoi ai, Kuvendi konstatoi se është e domosdoshme rritja e ekipimit kadrovik të KSHPK-së, në mënyrë që të përmirësohet efikasiteti i tyre operativ dhe aftësia për të zbatuar detyrat, si dhe mbështet iniciativën për rritjen e kapaciteteve kadrovike të KSHPK-së, përmes dhënies së vendeve shtesë të punës, si dhe investime eventuale në kapacitetet infrastrukturore të KSHPK-së. 

Prenxhovi përkujtoi se këto konkluzione së bashku me Raportin e KSHPK-së do t'i dorëzohen Qeverisë dhe Ministrisë përkatëse të Financave.

Paraprakisht, gjatë debatit për Raportin e KSHPK-së, deputetja Marija Petrushevska nga VMRO-DPMNE konstatoi se Raporti bën një pasqyrë reale ose jep pamje reale, skrining të situatave në vend.

"Kjo është hera e parë që Komisioni dorëzon raport me kohë dhe të caktojë seancë, duke përfshirë edhe raport për punën e KSHPK-së. Nëse kemi kuptuar diçka në shtatë vitet e fundit, është se prania e korrupsionit të lartë, prania e korrupsionit në institucione në çdo segment ka bërë që Maqedonia të jetë vendi i katërt më i varfër në Evropë, për të qenë i pari në të gjitha raportet për shkallën e lartë të korrupsionit, për të mbetur prapa në zhvillimin ekonomik", tha Petrushevska.

Sa i përket punës së vetë KSHPK-së, Petrushevska vuri në dukje se ata arritën të mbeten të pavarur dhe profesional pavarësisht të gjitha presioneve, pavarësisht se ishin subjekt i sulmeve politike nga niveli më i lartë i degës ekzekutive.

Siç shtoi ai, njohja e kësaj erdhi pikërisht nga Raporti i Komisionit Evropian.

 

 

 

"Arritët të mbetni organ i pavarur dhe proaktiv në luftën kundër korrupsionit. Komisioni Evropian shpreh keqardhje që rastet tuaja nuk përpunohen më tej nga organet", tha Petrushevska.

Sipas deputetit, kemi një problem thelbësor në gjyqësor dhe në prokuroritë publike, si një nga hallkat më të dobëta në luftën kundër korrupsionit. Lëndët, siç tha , duhet të procedohen më tej.

Deputetja Vesna Bendevska nga "E DI" tha në debat se gjetjet e shënuara në këtë Raport janë disfatuese.

"Mendoj se të gjithë u pajtuam. Mund të konkludojmë se sistemi për parandalimin dhe mbrojtjen nga korrupsioni nuk funksionon në Maqedoni. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se përbërja e mëparshme e Komisionit nuk ka kryer detyrat e tyre. Përkundrazi, kjo është arsyeja pse në raportet e Komisionit Evropian, KSHPK-ja u vlerësua si një nga organet e pakta që përpiqen të luftojnë këtë të keqe, e cila minon të gjithë sistemin institucional në vend", tha Bendevska.

 

Deputeti Dushko Ivanov përkujtoi se shpreson që një Raport për vitin 2024 do të jetë Raport në të cilin rekomandimet e KSHPK-së do të merren parasysh nga institucionet kompetente.  

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR