Takimi kryetarit të Kuvendit, Gashi me sheikun Mahir Muajkali
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot u takua me Imamin e Qabesë, Sheikun dr. Mahir Muajkali, i cili ndodhet për herë të parë për vizitë zyrtare katërditore në vend.
- Post By Besnik Shuki
- 16:45, 5 dhjetor, 2025
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot u takua me Imamin e Qabesë, Sheikun dr. Mahir Muajkali, i cili ndodhet për herë të parë për vizitë zyrtare katërditore në vend.
Siç njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në takim mori pjesë edhe Reis ul Ulema Shaqir ef. Fetahu, kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI).

Në atmosferë të përzemërt dhe konstruktive, bashkëbiseduesit trajtuan rëndësinë e vizitës së tij, si dhe rëndësinë e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Njëkohësisht, u shpreh mirënjohja e sinqertë autoriteteve shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre deri më tani.

Në bisedë, siç thuhet në kumtesë, u theksua edhe rëndësia e forcimit të lidhjeve dhe vlerave që i ndajnë të dy vendet dhe popujt, si dhe gatishmëria e ndërsjellë për të avancuar marrëdhëniet institucionale dhe për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë. bsh/
Foto: Kuvend