Nikolloski nga Brukseli: Do të nënshkruajmë marrëveshje për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë përgjatë gjithë Korridorit 10
- Maqedonia, Greqia, Serbia, Hungaria dhe Austria do të nënshkruajnë deklaratë për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë përgjatë Korridorit 10, ndërsa shtesë, me iniciativë të Vjenës, do të nënshkruhet marrëveshje për përfundimin e Korridorit 8, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski pas takimeve në Bruksel me përfaqësues të BE-së dhe ministra të transportit nga rajoni në kuadër të Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit.
Bruksel, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Maqedonia, Greqia, Serbia, Hungaria dhe Austria do të nënshkruajnë deklaratë për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë përgjatë Korridorit 10, ndërsa shtesë, me iniciativë të Vjenës, do të nënshkruhet marrëveshje për përfundimin e Korridorit 8, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski pas takimeve në Bruksel me përfaqësues të BE-së dhe ministra të transportit nga rajoni në kuadër të Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit.
"Ajo që prisja të ndodhte, po ndodh. Do të nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët me Greqinë, Serbinë, Hungarinë dhe Austrinë për ndërtimin e Korridorit hekurudhor 10. Kjo gjë ishte përgatitur që nga viti i kaluar, por për fat të keq u shty për shkak të aksidentit në Novi Sad. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse nuk ka kuptim të shpenzojmë mbi dy miliardë euro dhe vendet e tjera të mos e ndërtojnë", tha Nikolloski.
Sipas tij, me këtë dokument Greqia do të angazhohet për përfundimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë në pjesën nga Selaniku në Gjevgjeli.
"Deri në janar do të përfundojë sinjalizimi deri në Gjevgjeli. Do të ketë sinjalizimin më modern dhe pas kësaj do të fillojnë të punojnë në hekurudhën me dy binare. Hekurudha me një binar tashmë do të ketë shpejtësi deri në 120 kilometra në orë për transportin e mallrave, që do të thotë se trenat do të udhëtojnë shumë më shpejt drejt porteve të Selanikut dhe Athinës", tha Nikolloski.
Ai shtoi se Greqia do të ndërtojë edhe një linjë të dytë hekurudhore, e cila duhet të jetë e destinuar për trenat e udhëtarëve dhe pritet të jetë gati diku nga viti 2030, kur do të përfundojmë edhe hekurudhën e udhëtarëve, ndërsa linja e parë, ajo e mallrave, do të jetë gati deri në vitin 2028.
Kur bëhet fjalë për Serbinë, sipas Nikolloskit, ajo do të angazhohet për ndërtimin e pjesës së hekurudhës nga kufiri i Maqedonisë së Veriut deri në Nish.
Nikolloski paralajmëroi se, me iniciativën e Austrisë, do të nënshkruajmë gjithashtu një Marrëveshje me anë të së cilës Shqipëria do të angazhohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugën e Korridorit 8.
"Nuk ka kuptim që ne të shpenzojmë mjete, Bullgaria të shpenzojë dhe Shqipëria të mos bëjë të njëjtën gjë, sepse ne duhet të lidhemi nga Durresi me Detin e Zi", theksoi Nikolloski.
Ai shtoi se vizioni i qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, që Maqedonia të bëhet qendra e Ballkanit, ka filluar të japë rezultate në një vit e gjysmë të kaluar, dhe si fakte i theksoi këto takime ndërkombëtare dhe mjetet e ndara për projekte të mëdha kapitale. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s