• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Janë miratuar ndryshimet e ligjit për ndërtim, kyçja e ndërtimeve të reja me ngrohje qendrore aty ku ka mundësi

Janë miratuar ndryshimet e ligjit për ndërtim, kyçja e ndërtimeve të reja me ngrohje qendrore aty ku ka mundësi

Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi pasdite në kuadër të seancës së 72-të i ka miratuar ndryshimet e Ligjit për ndërtim, me të cilat ndërtimet e reja-banesore-afariste për banim kolektiv në rajonet ku ka mundësi teknike për kyçje të sistemit për distribuimin e energjisë ngrohëse, obligativisht duhet të projektohen dhe realizohen me instalimin e plotë makinerik, respektivisht teknik për zbatimin e energjisë ngrohëse përmes ngrohjes qendrore.

Deputetët i miratuan edhe ndryshimet e Ligjit për përkrahje financiare të investimeve.

Në kuadër të seancës së 72-të janë miratuar edhe ndryshimet e ligjeve për arsim të mesmëm dhe fillor, si dhe vendimi për zgjedhje të drejtorit të Agjencisë për mbropjtje të të dhënave personale. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR