• e martë, 24 dhjetor 2024

VLEN-i prezantoi programin ekonomik para bizneseve shqiptare

VLEN-i prezantoi programin ekonomik para bizneseve shqiptare

8 prill 2024

Sot kishim kënaqësinë që të bisedojmë me bizneset shqiptare, pjesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, rreth programit ekonomik të koalicionit VLEN për 4 vitet e mandatit tonë.

Prezantuam para tyre tri reforma kryesora që synojmë t’i sjellim si risi, në dobi të qytetarëve dhe të bizneseve:

-    NDËRMARRJET SHTETËRORE NË DORË TË QYTETARËVE – synojmë që qytetarët të marrin 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike.
-    KRIJIMI I BANKËS SHQIPTARE – synojmë që brenda mandatit të krijojmë kushtet për themelimin e bankave me kapital dominues shqiptar, me fokus kryesor financimin e bizneseve shqiptare në vend.
-    FORCIMI I ZONAVE TË LIRA EKONOMIKE SHQIPTARE – synojmë që zonat e lira ekonomike në komunat shqiptare të kenë zhvillim të njëjtë sikurse ato në komunat maqedonase.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u nda e kënaqur me propozimet tona, ndërsa ne i sigurojmë se te Qeveria e VLEN-it do të gjejnë partner të besueshëm e të përkushtuar.

Biznesi shqiptar VLEN!

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR