• e martë, 20 gusht 2024

VLEN: Myku i BDI-së do të çrrënjosët

VLEN: Myku i BDI-së do të çrrënjosët

Shkup, 20 gusht 2024 

Udhëheqësia e kriminalizuar e BDI-së vazhdon të jetojë në një botë paralele. Duke nënvlerësuar popullin shqiptar, ata përpiqen të shiten si viktima politike të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe VLEN-it. Kjo është një demagogji e rëndë. Shumica e shqiptarëve votuan për ndryshim më 8 maj, që, ndër të tjera, do të thotë përgjegjësi penale për të gjithë ata që janë pasuruar mbi kurrizin e qytetarëve gjatë këtyre 22 viteve të regjimit. Qëllimi i opozitës shqiptare është të parandalojë me çdo kusht zbulimin e plotë të tyre para opinionit. Prandaj, nuk është rastësi që kemi thënë se ata duhet të riemërohen në Bashkim Jodemokratik për Dezintegrim.

Si funksionon myku i BDI-së i lënë në institucionet shtetërore?

Myku i BDI-së në institucionet shtetërore ka marrë urdhër që të bllokojë në çdo mënyrë të mundshme punën e qeverisë së re. Pas 22 viteve të regjimit, ata kanë lënë pasardhësit e tyre në sistemin gjyqësor, diplomaci, shërbimet e sigurisë, ministritë resore, institucionet shtetërore dhe mediat. Axhenda e tyre shkatërruese përfshin përpjekje për të dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë, me qëllim pengimin e rrugës sonë drejt BE-së.

Ata, përmes instalimeve të tyre, vendosin stërkëmbëza në sistem për të parandaluar drejtësinë, ndërsa megafonat e tyre janë të ngarkuar të krijojnë histeri.

Çfarë nuk kanë parashikuar në Reçicë të Vogël?

Populli shqiptar i ka zbuluar prej kohësh dhe nuk bie më në kurthet e tyre. Struktura e tyre e frikësuar, brenda dy muajve të parë të formimit të Qeverisë së re, ka ofruar shërbimet e saj për koalicionin VLEN.

VLEN zgjodhi rrugën më të vështirë dhe nuk do të rehabilitojë mykun e BDI-së.

VLEN është krijuar si reflektim i nevojës së shumicës së shqiptarëve që kërkojnë një opsion krejtësisht të kundërt nga BDI-ja.

VLEN do të vazhdojë të ndërtojë një doktrinë autentike politike, të cilën e zbaton përmes një strukture të re dhe moderne koalicionuese, e cila ka për detyrë të zgjidhë problemet e qytetarëve dhe të sigurojë një të ardhme të sigurt për shqiptarët.

Një BDI e tillë e izoluar, e pareformuar në program dhe në kuadro, është e kaluar politike!

Koalicioni VLEN

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR