• e mërkurë, 21 gusht 2024

Mickoski: Qytetarët të ndjehen të sigurt, kriminelët do të përfundojnë atje ku e kanë vendin

Mickoski: Qytetarët të ndjehen të sigurt, kriminelët do të përfundojnë atje ku e kanë vendin

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Struktura kriminele ka pasur dhe do të ketë, por, do t'u kundërvihemi ashpër si shtet dhe do t'i mposhtim. Qytetarët të ndjehen të[ sigurt dhe të lirë, deklaroi kryeminsitri Hristian Mickoski, i pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për gjendjen e sigurisë në kryeqytet.

Për atë nëse ka më shumë hollësi për vrasjen e sotme në Shkup, Mickoski tha se nga informatat me të cialt disponon, një person është kapur, ndërsa për tjetrin po gjurmohet dhe se për të gjitha informatat do të njoftojë MPB.

Sipas Mickoskit, "në këtë periudhë të tranzicionit, individët marrin hov", por, siç tha, është i bindur se "lloji i këtillë i matrapazëve kriminel do të përfundojnë atje ku e kanë vendin". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR