• e martë, 24 dhjetor 2024

Janevska - Dreksler: Po shqyrtohen mundësi për zbatim të konceptit të arsimit dual edhe në arsimin e lartë

Janevska - Dreksler: Po shqyrtohen mundësi për zbatim të konceptit të arsimit dual edhe në arsimin e lartë

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Vendosja e konceptit të arsimit dual sipas trendit gjerman në Maqedoni është rrëfim i suksesshëm i cili vazhdon të zhvillohet. Ky është projekt i cili në mënyrë sistematike do të rregullohet me Ligjin e ri për arsim profesional dhe trajnim i cili është në përpunim, ndërkaq dukshëm ndihmoi për popullarizimin e arsimit të mesëm profesional dhe rritjen e numrit të nxënësve në shkollat e mesme profesionale, por edhe për krijim të gjeneratave mirë të përgatitura të reja të cilat më lehtë do të kyçen në tregun e punës.

Siç informojnë sot nga MASH, krahas kësaj teme e cila ishte në fokus të takimti të sotëm mes minsitres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Petra Dreksler, u bisedua edhe për mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit të suksesshëm në periudhën që pason.

Ajo e informoi ambasadoren Dreksler për aktivitetet rrjedhëse të cilat MASH i zbaton në drejtim të avancimit të cilësisë së sistemit nacional arsimor në të gjitha nivelet, duke cekur se një prej investimeve më të rën dësishme është rikonstruimi i konvikteve që po realizohet me mbështetje nga Banka zhvillimore gjermane.

Në takim u diskutua edhe për mësimin në gjuhën gjermane në shkollat e vendit, në avancimin e të cilit që dyja palët do të fokusohen në periudhën e ardhshme, qëndron në kumtesë. ab/

Foto: МASH

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR