• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vijon hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, i dyshuari i parë Palevski në paraburgim

Vijon hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, i dyshuari i parë Palevski në paraburgim

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Lupço Palevski - Pallço, i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhoski, pas ekstradimit të mbrëmshëm, po e vuan paraburgimin 30-ditësh që i ishte shqiptuar në mungesë. Në ndërkohë, vijon hetimi në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.

Palevski, i cili vitin e kaluar më 6 dhjetor ishte arrestuar në Balikesir, Turqi, mbrëmë me kolonë prej pesë veturave të Interpolit ishte dërguar në Burgun hetues në Shutkë. Në burg ai është nën regjim special të sigurisë, pa kontakt me të burgosurit e tjerë. 

Ai dyshohet për vrasjen e të miturës Vanja dhe Panços nga Velesi, të cilët ishin denoncuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor 2023, ndërsa ishin gjetur të vdekur në afërsi të Velesit dhe në Shkup më 3 dhjetor. 

Për bashkëpjesëmarrje në vrasjen akuzohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët janë në paraburgim në Shkup. Në arrest shtëpiak është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në grabitje.

Me masa të kujdesit për këtë rast është edhe Stefan Dimovski, shoferi i Pallços, i cili dyshohet për ndihmë gjatë arratisjes. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR