• e premte, 27 dhjetor 2024

Urim i presidentit Pendarovski me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili e Metodi

Urim i presidentit Pendarovski me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili e Metodi

Shkup, 24 maj 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë, Shën Ciril e Metodi.

Sinqerisht, thotë Pendarovski në urim, Ju uroj që festën e madhe ta kaloni mbi të gjitha në shëndet të mirë, të mbushur me dashuri, lumturi dhe gëzim.

"Duke vendosur themelet e shkrim-leximit dhe shpirtërore te popujve mbarësllovenë, shenjtorët Cirili dhe Metodi bënë një vepër që u siguroi atyre statusin e shenjtorëve në kishë, por edhe një vend të pashlyeshëm në historinë botërore, prandaj me të drejtë shpallen mbrojtës të Evropës. Falë punës së tyre, ne maqedonasit, si pjesë e familjes së kombeve sllave, kemi mundësinë dhe bekimin që të zhvillojmë kulturën, artin, arsimin dhe shkencën tonë në gjuhën tonë amtare. Dhe njëmbëdhjetë shekuj pas vdekjes së tyre, vepra universale e vëllezërve Cirili e Metodi i tejkalon kornizat fetare, kombëtare dhe ideologjike dhe është shembull i humanizmit, altruizmit dhe drejtësisë", thuhet në urimin e presidentit Pendarovski me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili e Metodi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR