UNESKO: Mosinvestimi në arsim për një vit i kushton botës mijëra miliarda dollarë
- Mungesa e investimeve në arsim i kushton botës mijëra miliarda dollarë në vit, tregojnë sot publikimet e studimit të UNESKO-s.
- Post By Fami Bajrami
- 17:11, 17 qershor, 2024
Paris, 17 qershor 2024 (MIA) - Mungesa e investimeve në arsim i kushton botës mijëra miliarda dollarë në vit, tregojnë sot publikimet e studimit të UNESKO-s.
Në një raport të titulluar "Çmimi i pasivitetit, shpenzime private, sociale dhe fiskale për fëmijët dhe të rinjve të cilët nuk mësojnë", ekspertët e KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë llogaritën se do t'i kushtojë botës 10 trilionë dollarë në vitin 2030. Kjo shumë tejkalon kombinimin e BPV-së së Francës dhe Japonisë, dy nga vendet më të pasura në botë, tha drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s Odri Azule.
Ajo tregon për një "rrethi magjik" të investimeve të paj]mjaftueshme në arsimin cilësor.
"Njerëzit me më pak arsim kanë më pak aftësi. Punëtorët e pakualifikuar fitojnë më pak. "Njerëzit me të ardhura më të ulëta paguajnë më pak taksa, që do të thotë se qeveritë kanë më pak burime për të investuar në sistemet arsimore që janë të arritshme për të gjithë", theksoi Azule.
Rreth 250 milionë fëmijë (128 milionë djem dhe 122 milionë vajza) nuk ishin pjesë e shkollës në botë në vitin 2023, sipas UNESKO-s, ndërsa një nga pasojat është se rreth 70 për qind e fëmijëve të moshës dhjetëvjeçarë me të ardhura të mesme dhe të ulëta nuk mund ta kuptojnë tekstin të shkruar të thjeshtë.
Sipas raportit, hendeku rreth aftësive arrin 94 për qind në Afrikën subsahariane, 88 për qind në Azinë Jugore dhe Azinë Perëndimore, 74 për qind në vendet arabe dhe 64 për qind në Amerikën e Jugut dhe Karaibet. Me uljen e 10 për qind të numrit të të rinjve jashtë shkollës, BVP-ja globale do të rritej me një deri në tre për qind në vit, përfunduan ekspertët e UNESKO-s në atë studim. rq/
Foto: arkivi i MIA-s