• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova e priti ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte

Presidentja Siljanovska Davkova e priti ambasadoren rumune Adela Monika Aksinte

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadoren e Rumanisë, Adela Monika Aksinte.

Në takimin, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, u bisedua për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe të bazuara në miqësi dhe respekt të ndërsjellë, me bashkëpunim të ndërsjellë të karakterizuar nga dialogu politik konstruktiv dhe i hapur.

“Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në sfera të ndryshme me interes të përbashkët, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se mbetemi të përkushtuar për inkurajimin e bashkëpunimit dinamik dypalësh përmes dialogut politik, partneriteteve sektoriale, bashkëpunimit tonë në kuadër të NATO-s dhe përpjekjeve të përbashkëta në nismat rajonale”, theksohet në kumtesën. 

Në kontekst të perspektivës evropiane, presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në rrugën tonë drejt BE-së dhe për gatishmërinë e riafirmuar për të ofruar ndihmë konkrete në të ardhmen. ls/ 

foto: Kabineti i presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR