• e premte, 27 dhjetor 2024

Nikolloski: Mbetem në qëndrimin se autostradën Ohër - Kërçovë do ta ndërtojmë deri në fund të vitit 2026

Nikolloski: Mbetem në qëndrimin se autostradën Ohër - Kërçovë do ta ndërtojmë deri në fund të vitit 2026

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Për autostrada Ohër - Kërçovë në të kaluarën më shumë është komentuar dhe është gënjyer. Por unë i qëndroj me vendosmëri premtimit tim se deri në fillim të sezonit veror do ta vëmë në përdorim nga fshati Vërbjan deri në Ohër dhe deri në fund të vitit 2026 do ta ndërtojmë plotësisht, deklaroi sonte zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në një emision në TV Sitel.

Ai vlerësoi se "autostrada Ohër-Kërçovë është simbol i punës së kësaj qeverie dhe do të jetë simbol i paaftësisë së qeverive të kaluara".

"Me bindje absolute do ta përsëris atë që thashmë e kam thënë, e ajo është që nga fshati Vërbjani deri në Ohër, me një përjashtim të vogël afër Botunit, sepse aty ka rrëshqitje dheu, do të kemi një zgjidhje të plotë të autostradës para fillimit të sezonin e verës", tha Nikolloski.

Ai shtoi se paralelisht afër fshatit Botun, nga sot ka filluar rehabilitimi i rrugës ekzistuese, ndërsa në periudhën e ardhshme do të fillojë rehabilitimi i plotë i qafës malore Presekë sepse do të përdoret deri në fund të vitit 2026.

"Ndërsa për pjesën e dytë të autostradës nga Vërbjani deri në Kërçovë, do të përfundojë deri në fund të vitit 2026 dhe unë qëndroj pas atyre premtimeve", tha Nikoloski.mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR