• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ekspozitë udhëtuese "Bota lundruese japoneze" organizuar nga Ambasada e Japonisë

Ekspozitë udhëtuese

Shkup, 1 korrik 2024

Ambasada e Japonisë pati kënaqësinë të organizojë ekspozitën udhëtuese të mjeshtërve të mëdhenj japonezë të gdhendjes në dru të shekujve 17 dhe 18 - "Bota lundruese japoneze".

Me rastin e 30 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut, 30 kopje UKIJO-E udhëtuan nga Velesi në Prilep, Resnjë, Ohër, Makedonski Brod, Shën Nikollë, Negotinë, Gjevgjeli dhe Bogdanci. Në çdo qytet, studentët patën mundësinë të mësojnë më shumë për artin dhe jetën gjatë periudhës Edo, kur u krijuan prerje druri të frymëzuara nga bukuria femërore, teatri kabuki, mundësit sumo, flora dhe fauna, etj. Gdhendjet në dru patën një ndikim të madh te impresionistët francezë, si dhe te postimpresionistët evropianë.

Ekspozita e fundit u hap nga ambasadori Ocuka, z. Antonio Dimitrov, drejtor i Qendrës Informative Kulturore - Shkup (QIK), znj. Maja Stefkova nga "AOTS Maqedoni" si dhe kuratorja e ekspozitës znj. Jasmina Namiçeva.

Janë ekspozuar edhe vizatimet e fëmijëve që morën pjesë në punëtori dhe secilit fëmijë u shpërblye me certifikatë për pjesëmarrjeje, ndërsa ambasadori Ocuka dhe "AOTS Maqedoni" u nderuan me nga një kopje UKIJO-E nga Toshusai Sharaku.

ntimet UKIJO-E janë donacion nga Shoqata e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Maqedono-Japonez dhe udhëtuan falë z. Goran Antevski, “AOTS Maqedoni” dhe Rade Konçar TEP me iniciativë të z. Jasmina Namiçeva ("MuseumLink" dhe "Archifact") dhe Ambasada e Japonisë. Prezantimi përfundimtar u mundësua nga z. Antonio Dimitrov dhe ekipi i QIK-ut, të mbështetur nga Biraria Shkupi dhe Tikvesh.

 

Ambasada e Japonisë

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

foto: Ambasada e Japonisë

           

QËNDRONI TË LIDHUR