• e martë, 17 mars 2026

Uji në ujësjellësin e qytetit në Strugë është i pastër, mbetet ndalesa për pirje

Uji në ujësjellësin e qytetit në Strugë është i pastër, mbetet ndalesa për pirje

 Strugë, 4 mars 2026 (MIA) - Turbullira e ujit në ujësjellësin e Strugës është në kufij të normales, por, për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në burimin "Shum", ndalesa për pirje mbetet, konfirmoi për MIA-n dr. Lidija Simonoska, specialiste e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Qendrën për Shëndet Publik - Ohër.

 Turbullira nga mostrat e sotme të marra nga pikat e matjes në qytet, sipas analizave të Qendrës për Shëndet Publik - Ohër, tregojnë nga 0.10 deri në 0.13, por vlerat nga burimi "Shum" tregojnë 4.17  turbullirë, që është një rritje e konsiderueshme nga matja e fundit dje kur u mat 1.18.

 "Vlerat e turbullirës në të gjithë qytetin janë të shkëlqyera, uji është i kloruar dhe nuk ka baktere. Megjithatë, në burimin "Shum", nga i cili duhej të kishte të paktën një pompë të lidhur për të pasur presion në qytet, turbullira është përsëri e lartë. Meqenëse burimi "Shum" nuk mund të shkyqet plotësisht, uji nga burimet në Belicë dhe Zagraçan nuk është i mjaftueshëm dhe familjet nuk do të kenë presion, ndalesa mbetet në fuqi", shpjegoi Simonoska.

 

Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe Kanalizii" dje filloi furnizimin me ujë në disa lokacione me  cisterna në intervale të ndryshme kohore. Nga atje paralajmërojnë se aksioni për furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm të pastër do të vazhdojë edhe nesër.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR