• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tribunë në Gostivar për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit

Tribunë në Gostivar për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit

Gostivar, 10 mars 2023 (MIA) - Kujdes më i madh për shëndetin personal me ekzaminime dhe kontrolle më të shpeshta ishin mesazhet kryesore nga tribuna "Të ndërgjegjësohemi mbi kancerin e gjirit" që u mbajt sonte në Gostivar.

Mesazhit i janë bashkuar ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Ata ishin pjesëmarrës në ngjarjen e organizuar nga Asociacioni për Iniciativa për Zhvillim dhe Avancim të Shërbimeve Shëndetësore dhe Përfaqësimi i Pacientëve "EZRA" dhe Komuna e Gostivarit në kuadër të fushatës "Nga unë për ty".

"Ne si vetëqeverisje lokale përkrahim dhe inkurajojmë organizimin e këtij lloji të ligjëratave edukative, tribuna të dobishme për qytetarët. Në këtë mënyrë ata mund të informohen për temat dhe ngjarjet mjekësore në mjekësi", theksoi kryetari i komunës Taravari.

Fjalim përshëndetës për të pranishmit në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, mbajti edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

Mbi temën folën kirurgu torakal Ilir Vela dhe onkologu Ilir Ismaili, të cilët theksuan rëndësinë e parandalimit të kancerit me diagnostikimin në kohë.

Ismaili rekomandoi vetëkontroll më të shpeshtë dhe ekzaminime të rregullta eko dhe mamografike. Ai konstaton se kohëve të fundit ka pasur një rritje të lehtë të rasteve të zbuluara me kancer në gji. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR