• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska në hapjen e Qendrës Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Çashkës

Trençevska në hapjen e Qendrës Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Çashkës

 Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Në Komunën e Çashkës sot do të hapet Qendra Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara 

 Siç informojnë nga MPPS, Qendra do të japë shërbime për 12 persona me aftësi të kufizuara të ndarë në dy grupe në varësi të moshës së tyre. Shfrytëzuesit janë me vendbanim të përhershëm në lagjen Çashkë dhe vendbanimet tjera nga Komuna Çashkë.

 Deklaratë për media do të japin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski dhe  drejtori i Qendrës Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara, Dalibor Tanevski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR