• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trençevska: Grupi i punës ka dorëzuar propozimet për pensionistët, pres që në seancën e ardhshme të qeverisë t'i shqyrtojmë

Trençevska: Grupi i punës ka dorëzuar propozimet për pensionistët, pres që në seancën e ardhshme të qeverisë t'i shqyrtojmë

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot njoftoi se grupi punues i ka dorëzuar propozimet për pensionistët dhe pritet të diskutojë në seancën e ardhshme të Qeverisë.

"Grupi i punës mori propozimet për masa. Megjithatë, si informacion shkon në Qeveri, ne do t'i shqyrtojmë propozimet dhe mund të pranohen edhe më shumë propozime të grupit punues. Pres që qeveria e ardhshme ta diskutojë këtë çështje. Kur të merret vendimi përfundimtar, pensionistët dhe mediat menjëherë do të informohen se çfarë do të vendoset si masë në periudhën e dimrit, që të mund të përmirsojmë standardin e jetesës së pensionistëve", tha Trençevska në programin e mëngjesit  "Maqedonia e shëndoshë", në Televizionin Kanal 5.

Në periudhën e kaluar kanë protestuar pensionistët nga disa qytete të vendit, duke kërkuar rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë dhe barazimin e pensionit minimal me pagën minimale në vend. ms/bsh/

FOTO: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR