• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pjesëmarrje e ministrit Mucunski në Samitin e 19-të të frankofonisë në Francë

Pjesëmarrje e ministrit Mucunski në Samitin e 19-të të frankofonisë në Francë

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e 19-të të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë i cili pas 33 vitesh po mbahet në Francë.

Siç bëjnë të ditur nga MPJ, Samiti do të fillojë punimet sot në Villers-Cotterêts, një qytet në veri të Francës, tërësisht i përkushtuar gjuhës frënge dhe diversitetit kulturor frankofon i inauguruar më 30 tetor të vitit të kaluar nga presidenti i Republikës së Francës, Emanuel Makron. Samiti do të vazhdojë në Paris më 5 tetor 2024.

Temë e diskutimeve të samitit do të jetë "Krijo dhe shkarko në gjuhën frënge".

Në margjinat e Samitit është paralajmëruar se ministri Mucunski do të realizojë disa takime bilaterale.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR