• e enjte, 26 dhjetor 2024

BDI: Anëtarë partiak të Vlen propozohen për anëtarë të këshillit të prokurorëve 

BDI: Anëtarë partiak të Vlen propozohen për anëtarë të këshillit të prokurorëve 

 Shkup, 8 nëntor 2024

 Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj tentativës për partizim brutal të gjyqësorit dhe të prokurorisë nëpërmjet të ndërhyrjeve partiake në këshillin e prokurorëve. 

Ardian Demiri, anëtar i Lëvizjes Demokratike, propozohet për anëtar të këshillit të prokurorëve.

Kjo është e papranueshme dhe paraqet ndërhyrje flagrante partiake në organet gjyqësore dhe prokuroriale.

Deputetët nuk duhet të pranojnë partizim të këshillit të prokurorëve, ndërsa ftojmë shoqërinë civile, mediat dhe komuniteti ndërkombëtar që të reagojnë ndaj zgjedhjes së kandidatëve partiak për anëtarë të këshillit të prokurorëve. 

 Bashkimi Europian ndjek prej së afërmi vendimet e qeverisë dhe kuvendit dhe këto veprime na largojnë nga Europa dhe vlerat europiane si dhe na rikthejnë tek shteti i kapur.

 

  Bashkimi Demokratik për Integrim

 _______________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR