• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fetai: Tashmë nuk ka dilema se vendet ballkanike duhet të anëtarësohen në BE

Fetai: Tashmë nuk ka dilema se vendet ballkanike duhet të anëtarësohen në BE

Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA) - Në Bashkimin Evropian tashmë nuk ka asnjë dilemë se vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të bëhen anëtare të BE-së. Ky është qëndrim i eurodeputetit dhe raportuesit pë Maqedoninë e Veriut në Parlamentin evropian, Tomas Vaitz, i shprehur në Bruksel me zëvendëskryeministrin e angazhuar për politika të sundimit të mirë, Arben Fetai. informojnë nga kabineti i tij.

Raportuesi Vaitz tha se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentin e krijuar për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës dhe të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për t'i nisur negociatat me qëllim të anëtarësimit të shpejtë në BE. Ai premtoi se do të bëjë gjithçka është në fuqinë e tij dhe të Parlamentit evropian për ta realizuar këtë qëllim të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Fetai e informoi eurodeputetin Vaitz për aktivitetet e Qeverisë për zbatim të agjendës reformuese, posaçërisht në pjesën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Fetai e theksoi edhe rëndësinë për ndërtim të Korridorit 8 si projekt i sigurt edhe për përballje me sfidat ekologjike.

Ai shprehi shqetësim për ndikimin rus ndaj hapësirës informuese të Maqedonisë së Veriut, që duhet të trajtohet si çështje serioze për sigurinë nacionale. ab/

Fotо: Kabineti i zëvendëskryeministrit Arben Fetai

 

QËNDRONI TË LIDHUR