• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Gjithsej 11 zjarre në qiell të hapur, nëntë zjarrfikës kujdestarojnë te ndërtesa në Çair

QMK: Gjithsej 11 zjarre në qiell të hapur, nëntë zjarrfikës kujdestarojnë te ndërtesa në Çair

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raporteve të fundit ka pasur 1.743 thirrje në 24 orët e fundit në numrin e rasteve urgjente 112 dhe 11 zjarre në qiell të hapur në territorin e mbarë vendit të cilat janë shuar. 

Nga 1.743 thirrje, "reale" kanë qenë 61,04 për qind, ndërsa 38,96 për qind për raste të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Policisë i janë drejtuar 63,04 për qind, Ndihmës së shpejtë 25,36 për qind, ndërsa zjarrfikësve 8,33 për qind nga thirrjet reale në numrin 112.

QMK-ja rikujton se zjarri në depon në hapësirat e bodrumit në ndërtesën në rrugën "Prohor Pçinski" nr.136 Çair të Shkupit është shuar dje, në orën 9:30, por si masë paraprake ende janë në terren nëntë zjarrfikës me tre automjete.

"Shkaqet e zjarit dhe sasia e dëmit material do të përcaktohen në mënyrë shtesë", thuhet në kumtesë.

Zjarrfikësit e Shkupit dje, nga ora 11:05 deri 11:40 kanë shuar mbeturinat e djegura në një sipërfaqe të vogël në fshatin Lisiçe e Poshtme, Komunë e Aerodromit.

NJTZ Kumanovë gjatë ditës së djeshme ka pasur dy intervenime për shkak të djegies së barit të thatë. Është intervenuar nga ora 13:05 deri në orën 13:40 në atarin e fshatit Pçinja në vendin e quajtur Ristov Trlo dhe nga ora 15:05 deri në orën 16:00 në lagjen Shtëpia Rajkova. Në të dyja rastet është intervenuar me nga tre zjarrfikës dhe një automjet. 

QMK Tetovë njofton se NJTZ Tetovë dje nga ora 8:00 deri në ora 8:40, kanë shuar plehrat e djegura në afërsi të hekurudhës në hyrje të Tetovës, ndërsa ka pasur edhe një ndërhyrje tjetër më të vogël. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR