• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

TAV Maqedoni: Për mbi 40 për qind u rrit totali i transportit ajror kargo në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

TAV Maqedoni: Për mbi 40 për qind u rrit totali i transportit ajror kargo në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) – Për mbi 40 për qind u rrit totali i transportit ajror kargo në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë tetë muajve të kaluar, njofton TAV Maqedoni, operatori i dy aeroporteve të Maqedonisë së Veriut. 

“Në periudhën nga janari deri në gusht të këtij viti, Qendra e kargos e cila punon në kuadër të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ka punuar 41,9 për qind më shumë dërgesa kargo për transport ajror. Rritja mbresëlënëse ose 3.062.736 tonë të transportuara përmes aeroportit ajror dhe shërbimeve me kamion nga janari deri në gusht të vitit 2024, e thekson rolin e rritur të Qendrës së kargos në kuadër të Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup në logjistikën lokale, rajonale dhe globale, si dhe rëndësinë e tij strategjike në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit", thonë nga TAV Maqedonia. 

Kjo rritje e pabesueshme, siç theksojnë, e tregon qëndrueshmërinë dhe aftësinë e TAV Maqedonia dhe të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup. 

“Shërbimet tona të eksportit të mallrave që janë në dispozicion 24/7 dhe përkushtimi i ekipit tonë, i kombinuar me përmirësimet tona të vazhdueshme në burime dhe kapaciteteve, na kanë pozicionuar si qendër jetike rajonale për operacionet kargo. Me krenari theksojmë se kemi rritje në shifra, gjegjësisht 91,5 për qind të ngarkesave të eksportuara dhe 18,7 për qind të ngarkesave të importuara, në periudhën janar-gusht 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Mbetemi të përkushtuar për të mbështetur partnerët tanë, për të ushqyer bashkëpunimin tonë afatgjatë të shkëlqyer me Drejtorinë e Doganave, kompanitë dhe linjat ajrore, duke kontribuar kështu në ekonominë lokale duke lehtësuar rritjen e vazhdueshme të këtij sektori”, tha Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Rritja e vëllimit të transportit ajror kargo e reflekton kërkesën e rëndësishme në sektorin dhe investimet e vazhdueshme të operatorit të aeroportit në infrastrukturë dhe shërbime.

Njëherësh, pasi TAV Aeroporte, përmes filialit të tij TAV Maqedonia, e mori punën dhe menaxhimin me aeroportet e Maqedonisë në vitin 2010, ishte realizuar investim i madh në kapacitete moderne të qendrës kargo, ndërsa me këtë edhe kapacitetet për menaxhim me kargo u rritën dukshëm.

Përveç depos moderne për kargo, hapësirat për magazinimin dhe odat e depove për lloje të ndryshme të kargove speciale, kimikale, materie të rrezikshme dhe të ngjashme, Qendra e kargos e TAV Maqedoni gjithashtu siguron dhe mundëson edhe përfitime dhe përparësi plotësuese për shfrytëzuesit e shërbimeve kargo.

Përparësitë që ofron Qendra e Kargos në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë: menaxhimi efikas i aeroplanëve të ngarkesave në platformën e ngarkesave; pajisje speciale për menaxhimin e aeroplanëve të ngarkesave dhe kamionëve; qasje e lehtë për kamionët e nevojshëm për transport të kombinuar për shërbimin e rregullt RFS (Shërbimi i furnizimit rrugor) dhe dërgesat e rregullta të kamionëve; përfaqësimi doganor; si dhe zyrat doganore dhe agjentët e ngarkesave , të gjitha për operime dhe komunikime më të mira dhe më efikase.

“Kargo ajrore është vazhdimisht në rritje dhe ndjekin trendet e zhvillimit të ekonomisë vendase, si dhe rritjen e aktiviteteve afariste në industritë kryesore. Kërkesa në rritje për transportin e mallrave me mallra ajrore nga kompanitë dëshmon përpjekjet e vazhdueshme të ekipit tonë me përvojë në paraqitjen e kapaciteteve dhe shërbimeve të qendrës së kargos. Ne shpjegojmë dhe prezantojmë shërbimet tona në takimet dhe tubimet e rregullta që kemi brenda odave të biznesit të vendit, në panairet ndërkombëtare të transportit dhe logjistikës dhe përmes llojeve të tjera të aktiviteteve promovuese. Nëpërmjet gjithë kësaj rritet edhe më tej interesi dhe kërkesa për shërbime kargo nga ana e kompanive, në lidhje me transportin rrugor kargo”, shpjegoi Kurt.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit përmes Qendrës së tij kargo dhe personelit për shërbime transporti janë të përkushtuar në ruajtjen e standardeve të larta dhe cilësisë së shërbimeve dhe efikasitetit me qëllim të aftësimit drejt kërkesës së rritur për transport ajror kargo.

TAV Maqedonia, lidhur me transportin ajror të mallrave përmes Qendrës së kargos në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, e përfundoi periudhën janar – gusht 2024 me gjithsej 3.062.736 tonë ngarkesa të transportuara ajrore, që në krahasim me numrat nga viti 2023 për periudhën e njëjtë, përfaqëson rritje prej 41,9 për qind, gjegjësisht 18,7 për qind rritje për import dhe 91,5 për qind rritje për eksport. fc/

Fotografia: TAV 

 

QËNDRONI TË LIDHUR