Tre trupa janë nxjerrë nga anija e fundosur turistike afër bregut egjiptian
- Tre persona janë nxjerrë këët mëngjes nga anja turistike që është fundosur në afërsi të bregut egjitpian të Detit të Kuq, ndërsa ekipet e shpëtimit ende janë në kërkim të 13 personave të zhdukur, deklaroi guvernatori i Detit të Kuq, Amr Hanafi.
Kajro, 26 nëntor 2024 (MIA) - Tre persona janë nxjerrë këët mëngjes nga anja turistike që është fundosur në afërsi të bregut egjitpian të Detit të Kuq, ndërsa ekipet e shpëtimit ende janë në kërkim të 13 personave të zhdukur, deklaroi guvernatori i Detit të Kuq, Amr Hanafi.
Anija "Sea Story" është fundosur dje në afërsi të shkëmbit Sataja, duke transportuar 31 turistë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në udhëtim disaditor të zhytjes. Është goditur nga dallgët e larta dhe është fundosur për pesë deri në shtatë minuta. Gjashtëmbëdhjetë udhëtarë besohet se janë bllokuar brenda", tha guvernatori i Detit të Kuq në deklaratën e djeshme.
Njëzet e tetë të mbijetuar janë shpëtuan me lëndime të lehta për të cilët nuk kishte nevojë për hospitalizim. Të mbijetuarit janë strehuar në një hotel në Marsa Alam, ku autoritetet po punojnë me ambasadat dhe konsullatat për të ofruar ndihmë dhe dokumentacion.
Hanafi tha se anija e ka kaluar inspektimin e saj të fundit të sigurisë në mars të vitit 2024, pa asnjë problem teknik të raportuar. Anija, në pronësi të një shtetasi egjiptian, ishte 34 metra e gjatë dhe kishte marrë certifikatë sigurie njëvjeçare nga Autoriteti i Sigurisë Detare. Aksidenti ka ndodhur në kushte të këqija atmosferike. mb/
Foto: EPA