• e premte, 27 dhjetor 2024

Guteresh e kritikoi mungesën e kontrollit në rrjetet sociale dhe inteligjencën artificiale

Guteresh e kritikoi mungesën e kontrollit në rrjetet sociale dhe inteligjencën artificiale

Lisbonë, 26 nëntor 2024 (MIA) - Mungesa e kontrollit mbi rrjetet sociale dhe inteligjencën artificiale krijon mundësi të mëdha për impulset më të këqija të njerëzimit, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh në takimin kushtuar "dialogut të civilizimeve".

“Platformat digjitale dhe inteligjenca artificiale e pakontrolluar kanë lejuar që gjuha e urrejtjes të zhvillohet me shpejtësi dhe shtrirje të paparë. Impulseve më të këqija të njerëzimit u është dhënë një megafon dhe ato shpesh çojnë në dhunë", tha Guteresh në hapjen e Forumit të dhjetë botëror të Aleancës së civilizimeve të KB-së, i cili po mbahet në qytetin portugez Kashkaish, jo shumë larg Lisbonës.

"Ne duhet të parandalojmë përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit në internet," kërkoi Sekretari i përgjithshëm, duke vënë në dukje se ishte "një taktikë e vjetër në një mjedis të ri".

Guteresh përsëriti thirrjen e tij për paqe në Ukrainë, Gaza, Liban dhe Sudan.

Aleanca e civilizimeve synon të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme. Në forumin e tij të dhjetë botëror, i cili do të vazhdojë deri nesër, po marrin pjesë politikanë dhe liderë fetarë nga vende të ndryshme. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR