• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tre të lënduar në aksidentin te udhëkryqi tek fshati Beshinë në autostradën mbi Velesin

Tre të lënduar në aksidentin te udhëkryqi tek fshati Beshinë në autostradën mbi Velesin

Veles, 23 maj 2024 (MIA) - Pasdite rreth orës 16 ka ndodhur një aksident trafiku të një automobili në autostradën nga Velesi drejt Gjevgjelisë në udhëkryqin tek fshati Bashinë, mbi Veles, ka konfirmuar për MIA-në zëdhënësja e policisë së Velesit, Biljana Gjakovska. Ekipet policore kanë kryer ekspertizë, për të cilin shkak trafiku në autostradën nga pikëpagesa Sopot deri në Gjevgjeli është riorientuar në rrugën rajonale mbi Velesin.

Siç informoi për MIA-n, dr. Qami Amziu nga Shërbimi për ndihmë të shpejtë nga Velesi, i cili ishte i pari i thirrur në vendin e ngjarjes me ekip mjekësor, në aksidentin ka tre të lënduar nga një familje, vajza 43 vjeçare, e cila e ka drejtuar automobilin, ka lëndime të lehta, ndërsa lëndime më të rënda kanë pësuar babai, bashkëudhëtar dhe nëna e saj, e cila ishte ulur pas. Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Pas dhënies së ndihmës së parë, ata menjëherë me automjet mjekësor janë dërguar në Qendërn urgjente në Spitalin e përgjithshëm Veles për trajtim të mëtutjeshëm.

LAMM kumtoi se nga ora 17:35 është normalizuar komunikacioni në aksin rrugor nga pikëpagesa Sopot deri në Gjevgjeli, në udhëkryqin tek fshatit Bashinë. rq/bsh/

Foto: QMK viber

QËNDRONI TË LIDHUR