• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre persona, mes tyre edhe një polic, dyshohen për kidnapim dhe plaçkitje

Tre persona, mes tyre edhe një polic, dyshohen për kidnapim dhe plaçkitje

Shkup, 4 maj 2024 (MIA) - Tre persona, mes të cilëve edhe një polic, dyshohen për grabitje dhe privim të paligjshëm nga liria ndaj një personi.

Prokuroria Publike sot kumtoi se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të cilët si bashkëkryerës dyshohen për veprat penale "grabitje" dhe "heqjen e privimit nga liria".

Të dy dyshohen se me 23 prill ia kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme një personi, duke e thirrur të dalë me pretekstin se kanë nevojë për ndihmë, ndërsa pastaj e kanë futur me forcë në makinë dhe janë nisur drejtë urës së rrugës "Bellasica".

Me automjetin e drejtuar nga personi i tretë - punonjës i shërbimit ndaj të cilit është ndarë procedura do të zhvillohet nga Departamenti për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve pranë Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Derisa polici ishte duke vozitur, dy të dyshuarit e tjerë e kanë kërcënuar viktimën dhe i kanë shkaktuar plagë me thikë në këmbë dhe në shpatull. Pasi kanë hyrë nën urë e kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe të tre e kanë sulmuar fizikisht me shqelma dhe grushte në trup, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Ia kanë marrë rreth 8.000 denarë aq sa ka pasur me vete i dëmtuari dhe më pas e kanë lëshuar nën kërcënimin se nëse deri më 1 maj nuk ua paguan 10.000 euro do ta vrasin atë dhe babanë e tij.

"Prokuroria Themelore Publike Shkup deri tek Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dy të dyshuarit. Njëri prej tyre është në arrati dhe masa e paraburgimit do të fillojë nga gjetja e tij dhe privimi nga liria", informojnë nga Prokuroria. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR