• e mërkurë, 01 prill 2026

Trampi u bën thirrje vendeve që nuk ndihmuan në sulmet ndaj Iranit ta "marrin vetë naftën" nga Ngushtica e Hormuzit

Trampi u bën thirrje vendeve që nuk ndihmuan në sulmet ndaj Iranit ta

 Uashington, 31 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi, sot u bëri thirrje vendeve që nuk  ndihmuan në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit të blejnë naftë amerikane dhe të shkojnë në Ngushticën e Hormuzit dhe "ta marrin vetë".

Trampi veçanërisht e veçoi Britaninë e Madhe dhe Francën nsi të padobishme në luftën njëmujore që ka tronditur tregjet globale, ka rritur çmimet e energjisë dhe e ka çuar Iranin të ndalojë në mënyrë efektive trafikun e cisternave të naftës përmes ngushticës.

"Të gjitha ato vende që nuk mund të marrin karburant për aeroplanët për shkak të Ngushticës së Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi të merrte pjesë në prerjen e kokës së Iranit, kam një sugjerim për ju: Numër 1, blini nga ShBA-ja, kemi me mjaftueshëm, dhe Numër 2, mblidhni pak guxim të vonuar, shkoni në Ngushticë dhe MERRNI vetë", tha Trampi në një postim në "True soushal".

 "Do të duhet të fillosh të mësoni si të luftosh për veten, ShBA-ja nuk do të jenë më aty për të të ndihmuar, ashtu siç nuk ishe ti aty për ne".

 "Pjesa e vështirë ka mbaruar. Shkoni ta merrni naftën!"

 Ai, gjithashtu e kritikoi Francën që nuk lejon aeroplanë që transportojnë pajisje ushtarake për Izraelin të fluturonin mbi territorin e saj.

 Foto: Truth Social

 

QËNDRONI TË LIDHUR