• e mërkurë, 01 prill 2026

BE-ja sot shprehë nderime për viktimat në Buça dhe mbështetje të paluhatshme për Ukrainën

BE-ja sot shprehë nderime për viktimat në Buça dhe mbështetje të paluhatshme për Ukrainën

Bruksel, 31 mars 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian kumtoi se anëtaret e saja sot ndodhen në Buça për t'u shprehur respekt viktimave në këtë qytet ukrainas dhe për ta konfirmuar përkushtimin e tyre të paluhatshëm për sigurimin e përgjegjësisë së plotë të Rusisë për të gjitha veprat e kryera në Ukrainë.

"U tubuam sot në Kiev dhe në Buça për t'u shprehur respekt viktimave të krimeve masive në Buça të kryera gjatë okupimit të përkohshëm rus të disa pjesëve të rajonit të Kievit në vitin 2022 dhe ta konfirmojmë përkushtimin tonë të paluhatshëm për sigurimin e përgjegjësisë së plotë të Federatës ruse për të gjitha shkeljet e së drjtës ndërkombëtare në apo kundër Ukrainës, përfshirë edhe agresionin, që është në kundërshtim me kartën e KB-së", ceket në deklaratën e përbashkët me rastin e takimit joformal.

Shtohet se BE-ja do ta respektojë kujtimin për të gjitha viktimat e masakrës në Buça dhe qytete të tjera, vende dhe fshatra në tërë Ukrainën, ku civilët iu ekspozuan vrasjeve masive, torturës, dhunës seksuale, deportimeve të dhunshme dhe shkeljeve të tjera serioze të të drejtave ndërkombëtare humanitare dhe njerëzore.

E konfirmojmë përkushtimin tonë për sigurimin e përgjegjësisë së plotë për krimet ushtarake dhe krimet e tjera të rënda të kryera lidhur me agresionin rus kundër Ukrainës, shtohet në kumtesë.

Në këtë përvjetortë pestë të luftës agresive ruse "e konfirmojmë mbështetjen tonë të paluhatshme për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukraionës në kuadër të kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, në pajtim me qëllimet dhe parimet e kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkobëtare", shtohet në kumtesë.

Bëhet fjalë për deklaratë të përbashkët të përfaqësueses së lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas, ministrat e Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Qipros, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Italisë, Lituanisë, Letonisë, Luksemburgit, Maltës, Holandës, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Spanjës, Suedisë dhe Ukrainës.

Sipas autoriteteve lokale, në Buça janë gjetur 458 trupa, mes të cilëve edhe trupa të nëntë fëmijëve nën 18 vjeç. Në mesin e viktimave, 419 persona janë vrarë me armë, ndërsa 39 vdiqën nga arsye natyrore, me siguri lidhur me sulmet ruse në atë qytet.

Fotografitë dhe videot e para për atë u paraqitën më 1 prill 2022 pas tërheqjes së forcave ruse nga qyteti, që ndodhi menjëherë pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë nga fundi i shkurtit 2022. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR