Dy të vdekur në shpërthimin në një fabrikë kimike në Tatarstan, me siguri e ndërlidhur me një sulm me dron
- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një fabrikë kimike në republikën ruse Tatarstan, bëri të ditur pronari i kompanisë, transmeton DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 21:52, 31 mars, 2026
Moskë, 31 mars 2026 (MIA) - Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një fabrikë kimike në republikën ruse Tatarstan, bëri të ditur pronari i kompanisë, transmeton DPA.
Sipas kompanisë Sibur, në incidenti në fabrikën në qytetin Nizhnekamsk kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar më shumë se 70. Kompania njoftoi se shkaku ishte një mosfunksionim teknik, ndërsa të lënduarve u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.
"Shërbimet mjekësore janë në vendngjarje dhe të lënduarve po u ofrohet kujdesi i nevojshëm", tha zëdhënës i Sibur, duke shtuar se numri i viktimave është ende duke u përcaktuar.
Sipas agjencisë ruse "Rosaviacia", operacionet në aeroportin lokal u kufizuan pak para incidentit, gjë që zakonisht tregon praninë e dronëve ukrainas në hapësirën ajrore. Shpërthimi shkaktoi një zjarr, me një kolonë të trashë tymi të zi që ngrihej lart mbi qytetin me rreth 240.000 banorë dhe të dukshme nga një distancë e madhe. Vala e goditjes theu dritaret në disa ndërtesa banimi, konfirmoi prefekti i Nizhnekamsk, Radmir Beljaev.
Pamjet në mediat sociale, autenticiteti i të cilave nuk është konfirmuar, tregojnë mbrojtjet ajrore ruse që përpiqen të kapin dronë në rajon. Nizhnekamsk është më shumë se 1.200 kilometra larg Ukrainës dhe është një qendër e rëndësishme e industrisë së naftës dhe kimike të Rusisë, ku Moska ka krijuar gjithashtu një strukturë prodhimi për dronë ushtarakë.
Në përpjekje për t'iu kundërvënë pushtimit rus, Ukraina është përpjekur të godasë objektivat ushtarake dhe industriale të kundërshtarit të saj me dronë me rreze të gjatë veprimi, raportoi DPA. mb/
Foto: printkskrin