• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trajkovski: Stop shërbimit të alkoolit për të miturit, vazhdojnë kontrollet e përforcuara

Trajkovski: Stop shërbimit të alkoolit për të miturit, vazhdojnë kontrollet e përforcuara

Shkup, 12 qershor 2023 (MIA) - Gjatë fundjavës që kaloi inspektorati shtetëror i tregut në koordinim me MPB-në zbatoi kontrolle të aksionit në lokale të gastronomisë ku organizohen festa për të miturit (festa junior), me ç'rast u konstatua se u shërbehet dhe shitet alkool personave të mitur.

"Shërbimi i alkoolit të miturve është vepër penale, ndërsa dënimet për ata gastronomë që do të zihen se u shërbjenë alkool të miturve janë rigoroze dhe lëvizin deri 4.000 euro", thonë nga ISHT.

Përveç dënimeve në të holla, siç shtojnë, shqiptohen edhe dënime për ndalesë për punë në periudhë prej një muaji, ndërsa për përsëritje të veprës mund të pasojë edhe ndalesa e plotë për punë.

"Bëj thirrje, dukuria e këtillë të ndalojë menjëherë! Thirrjen ua bëj edhe gastronomëve, por edhe prindërve. Prindër, bisedoni me fëmijët për dëmin nga konsumimi i alkoolit, sepse bëhet fjalë për të mirën dhe shëndetin e tyre. Së bashku me kolegët nga inspektorati, por edhe me institucionet e tjera kopetente, edhe më tej do të kryejmë aksione të përbashkëta me qëllim të parandalimti të ngjarjeve të këtilla. Secili që do ta shkelë ligjin, nuk do të kursehet nga shqiptimi i sanksionit adekuat!", potencoi drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski. ab/

Foto: ISHT

QËNDRONI TË LIDHUR