• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Toshkovski për MIA-n: Presim të arrijmë deri tre mijë pasaporta në ditë

Toshkovski për MIA-n: Presim të arrijmë deri tre mijë pasaporta në ditë

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Shohim të vijmë der tek një numë.r maksimal prej 3.000 pasaportave të cilat do të prodhoheshin në ditë, ai është numri maksimal nëse prodhojmë pasaporta pa paur kurfarë pengese gjatë ditës. Kjo do të thotë, të fillojnë të punojnë prej orës 6:00 të mëngjesit dhe të punojnë deri në orën 22:00 të natës, kjo do të thotë se dy orë në ditë është rritur kapaciteti i prodhimit, thotë në intervistë për MIA-na Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike.

Numri i përgjithshëm i dokumenteve personale që nevojitet të merren, Toshkovski vlerëson se është diku përafërisht rreth dy milionë dhe thekson se pret të vihet tek numri prej rreth 75.000 në muaj që është kapaciteti maksimal.

"Tani të mos bëhemi sikur jemi, ku e di unë, por, tërë atë kohë që mund ta jap për të përmirësuar diçka në proces në periudhën në vijim që na mbetet, 70 ditë deri në zgjedhje, ky proces nuk do të ndalet gjatë zgjedhjeve, do të jap gjithçka, së bashku me tërë ekipin që është rreth meje, së bahsku me të gjithë ata të cilët kanë qëllim të mirë edhe në kuadër të Ministrisë edhe lidhur me këtë çështje. Diku përafërsissht numri të cilin në vazhdimësi e patën si numër për prodhim në Ministri ëhtë rreth 50.000 pasaporta në nivel mujor. Numri të cilin dëshirojmë ta arrijmë, numri real, ësshtë diku rreth 75.000 pasaporta në nivel mujor", thotë Toshkovski.

Ricaktimi, sqaron Toshkovski, do të bëhet ahtu që në 20 ditë do të bëhet pastrimi i listave. Kjo do të thotë se nëse paraprakisht dikush ka pasur temrin më 15 dhjetor, tani do të ketë termin diku nga prilli.

"Nga 1 maji tani kanë ardhur, mendoj deri në gusht. Siç lirohen këto termine në pjesën e - fillimisht plotësohen terminet përfundimisht me prillin për shkak se edhe aty ishin konstatuar. Do të thotë, pasqyra filloi të risaktohen njerëz nga 1 maji e tutje. Por, nga listat të cilat i pastruam kishste termine të lira edhe në prill", thotë Toshkovski.

Lidhur me "Listën Svarovski" Toshkovsksi thotë se hetim ka pasur dhe do të ketë, si dhe se duhet të ketë hetime të cilat shpreson se do ta konfirmojnë gjendjen e vërtetë faktike.

"Lidhur me Listën Svarovski siç e thotë zëvendëskryeministri Bytyqi, jam i sigurt se njeriu ishte pak në hamendje kur foli. Populli sheh shsumë mirë si duhet të punohet, dhe siç nuk duhej të punohej në të klauarën. Dhe do ta japë notën më 8 maj për atë nga aspekti i përgjegjësisë politike që të gjithë këta ekspertë nga fussha e pozitës së funksionit shumë lehtë emërojnë dhe keqpërdorin termine të tilla në drejtim të manipulimit politik dje në drejtim të shpërndarjes së puplave", tha Toshkovski.

Bashkëpunimin me zëvendësministrin plotësues Mitko Bojmacaliev, Toshkovski e vlerëson si korrekt, për dallim nga, siç thotë, paligjhmërisë në punën e Qeverisë.

"Është normale të kemi mospajtime për tema të caktuara nga aspekti  nëse unë kam të drejtë të nënshkruaj vetë apo ai konsideron se nuk kam të drejtë të nënshkruaj - kjo është më se normale, por kemi bashkëpunim korrekt dhe shpresoj se i njejti do të vazhdojë ashtu. Për dallim nga bashkëpunimi korrekt me zëvendësministrin plotësues dhe zëvendësministrin, më duhet të hspreh shqetësim të madh për paligjshmërinë në punën e Qeverisë për shkak se Qeveria është ajo që duhet të marrë vendim dhe të gjitha vendimet që cilat i sjellë, i sjellë paligjshëm", thekson Toshkovski.

Qeveria teknike, sipas Toshkovskit, funksionin në mënyrë katastrofale, duke thënë se obligimet themelore ligjore të cilat duhet t'i respektojë, nuk i respekton.

"Totalisht pa kurfarë arsyetimi juridik dhe thelbësor, posaçërisht në pjesën e së drejtës autoritare të cilën Qeveria e konsideron se ia ka dhënë Zoti, por jo edhe ligji të mi japë vetëm një numër të kufizuar të shefave të SPB-ve të cilët kam të drejtë absolute t'i zgjedh sipas ligjit dhe me atë rast vetëm për SPB Tetovë të mos më lejojë të vendosë unë shef plotësues i cili do të ishte sipas zgjedhjes sime, ndërsa plotësuesi të vendosë shef plotësues i cili do të jetë sipas zgjedhjes së vet. Ky është fakti i parë ku krijuan gabim katastrofal dhe për të cili hollësisht i informoj të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar dhe të njejtit më duhet të them se shprehin shqetësim të madh ndaj kapacitetit demokratik të këtij shteti në pjesën e zbatimit të zgjehdjeve të drejta dhe demokratike", deklaroi Toshkovski.

Problem më i madh, nënvizon ai, është që ndërmorën obligim formalisht juridikisht të arsyetojnë përse e bënë atë, ndërsa tashmë një muaj nuk kanë arsyetuar përse.

"Jo emër dhe mbiemër, por pozita e shefit të SPB Tetovë  nuk më është dhënë mua, ndërsa pozita e shefit plotësues të SPB Tetovë i është dhënë zëvendësminisstrit plotësues - nuk e kam të qartë çfarë vendimi është sjellë nga ana e Qeverisë dhe përse deri më sot nuk kemi arsyetim njuridik", thotë Toshkovski.

Toshkovski pret ditë të qetë zgjedhore siç i ngjan një vendi evropian dhe beson se të gjithë do të japim maksimumin dhe se ky proces i zgjehdjeve të drejta dhe demokratike në ditën e votimit do të kalojë siç duhet.

"Unë hspresoj, jam shumë i qetë, i kulturuar dhe siç i ngjan një vendi evropian dhe do të bëj gjithçka jo vetëm unë i vetëm, jo i vetëm, unë atje nuk jam sundues autoritar në Ministri, atje ka minitër plotësues teknik, atje ka zëvendësministër dhe shumë me rëndësi, ka drejtor të Byrosë për siguri publike i cili në atë Shtab operativ që duhet të krijohet gjatë këssaj jave është bartës i komandës së artë. Dëshiroj të besoj se të gjithë këta njerëz së bashku me mua do të japim maksimumin dhe se ky proces i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në ditën e votimit do të kalojë siç duhet, si në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ashtu edhe në rrethin e dytë të presidencialeve së bashku me parlamentaret", thotë Toshkovski.

Në takimet me ambasadorët, Toshkovski thekson se, përveç për pasaportat, është cekur edhe fakti se Qeveria, siç thotë, punon në mënyrë të paligjshme.

Lidhur me pjesëmarrjen e përditshme në televizione, Toshkovski thotë se nuk i shkon publiciteti, por edhe se është detyrë opinioni të jetë i informuar.

Gazetar: Aleksandar Atanasov

Foto: Frosina Nakoviq

Video: Andrej Brankoviq dhe Vlladimir Rabassoviq

Në vazhdim vijon video materiali i tërë intervistës:

QËNDRONI TË LIDHUR