• e hënë, 01 korrik 2024

Toshkovski në takim me udhëheqësinë e SPB Shtip

Toshkovski në takim me udhëheqësinë e SPB Shtip

Shkup, 20 mars 2024 (MIA)- Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka qenë për vizitë në Shtip ku realizoi takim pune me udhëheqësinë e SPB Shtip, kurse e vizitoi edhe Seksionin e çështjeve administrative Shtip, informon MPB-ja.

Në takim u diskutua për lëvizjen e kriminalitetit në zonën të cilën e mbulon SPB Shtip si dhe masat dhe aktivitetet e ndërmarra për ruajtjen e gjendjes së volitshme të sigurisë, dhe në këtë kontekst u theksua se janë forcuar kontrollet në autostradën e shpejtë ku shpesh ndodhin aksidente trafiku me pasoja fatale.

“Sa i përket resurseve njerëzore dhe mjeteve materiale dhe teknike, udhëheqësia e SPB Shtip u ankua për mungesën e personelit dhe mungesën e automjeteve, të cilat janë mjeti i tyre bazë për punë”, thuhet në kumtesë.

Lidhur me realizimin e zgjedhjeve, ministri Toshkovski theksoi përkushtimin që të veprohet ekskluzivisht në përputhje me rregulloret ligjore dhe në këtë kontekst nëpunësit policorë duhet të jenë garanci për t'i krijuar kushte çdo qytetari që lirisht ta ushtrojë të drejtën e tij të votës.

Në fushën e shërbimeve administrative, procedurat për dhënien e dokumenteve personale zhvillohen normalisht dhe pa turma më të mëdha, pavarësisht se këto shërbime funksionojnë në kushte të kufizuara hapësinore.

Në kuadër të vizitës në SPB Shtip, ministri Toshkovski së bashku me Seksionin për parandalim kalimtarëve të rastit u shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e bashkëpunimit me policinë.

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR