• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillkov - Ageler: Përkrahje për reformat në gjyqësi dhe përshpejtim të procesit eurointegrues

Fillkov - Ageler: Përkrahje për reformat në gjyqësi dhe përshpejtim të procesit eurointegrues

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Anxhela Ageler, ku bisedohej për realizimin e angazhimeve reformuese, përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, gjendjet në jurisprudencë, burgjet, si dhe sigurimin e kushteve për zbatimin e papenguar të aktiviteteve të parapara, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ambasadorja Ageler i dëshiroi punë të suksesshme Fillkovit dhe ka potencuar se pret realizim të agjendës legjislative reformuese.

Ministri i i Drejtësisë, Igor Fillkov porositi se ndryshimet duhet të ndodhin shpejtë, pasi qytetarët kërkojnë rezultate.

"SHBA-ja është partneri i jonë më i madh strategjik dhe aleat i fuqishëm për përparimin e shtetit tonë deri në anëtarësimin e plotëfuqishëm në Bashkimin Evropian", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Në takimin u konfirmua angazhimi dhe përkushtimi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR