• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova ka pritur ambasadorin çek, Jaroslav Ludva

Presidentja Siljanovska Davkova ka pritur ambasadorin çek, Jaroslav Ludva

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva. Në takim, siç informojnë nga Kabineti i saj, janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

U theksua përkushtimi për zhvillimin dhe përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve partnere, që është shprehur përmes dialogut intensiv politik dhe në bashkëpunimin ekonomik.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë për mbështetje të fuqishme që Çekia i jep aspiratave evropiane të vendit tonë dhe rajonit, si në nivel bilateral, ashtu edhe në kuadër të institucioneve të BE-së dhe përmes veprimit në kuadër të Grupit të Vishegradit.

Në takim u bisedua edhe për vijimin e procesit të reformave, me ç'rast presidentja Siljanovska Davkova e theksoi themelimin e Ministrisë për Çështje Evropiane, si hap i rëndësishëm që dëshmon përkushtimin e shtetit ndaj agjendës evropiane.

Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë. rq/bsh/

Foto: Kabineti i presidentes së RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR